Papa: Parisi, një copëz e Luftës së Tretë Botërore

Autori:Avdyl Pajaziti

“Kjo është një copëz e Luftës së Tretë Botërore dhe për këto gjëra nuk ka justifikime”.

Kështu ka deklaruar Papa Françesku, në reagimin e radhës ndaj ngjarjeve tragjike të Parisit.

“Kjo nuk është njerëzore, prandaj i jam pranë të gjithë Francës që e dua aq shumë”, ka thënë më tej ati i shenjtë, transmeton Tch.

Ai është shprehur “i prekur dhe i hidhëruar” për ngjarjet e së premtes mbrëma, që sipas tij janë të vështira për t’u kuptuar edhe pse bëhen nga vetë njerëzit.

“Për këtë jam i prekur, i hidhëruar dhe lutem. Jam pranë familjarëve të viktimave dhe lutem për të gjithë ata”, ka thënë më tej Papa Françesku.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/papa-parisi-nje-copez-e-luftes-se-trete-boterore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala