Papa në Bosnje, thërret për paqe

Autori:Avdyl Pajaziti

Papa Françesku u ka bërë thirrje myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve të Bosnjës, që t’i lënë prapa “plagët e thella” të së kaluarës dhe të punojnë së bashku për një të ardhme paqësore.

Në fjalimin e tij në Presidencë e Bosnjës, Papa u bëri thirrje boshnjakëve që të kundërshtojnë “barbarinë” e atyre që vazhdojnë të mbjellin ndarjen “si një pretekst për dhunë të tmerrshme”.

Ati i Shenjtë u bëri thirrje boshnjakëve që të vazhdojnë të punojnë për paqe dhe respekt ndërfetar, përmes durimit dhe dialogut të besueshëm.

“Kjo do të lejojë që zërat e ndryshëm të bashkohen dhe të krijojnë një melodisublime të fisnikërisë dhe bukurisë, në vend të klithmave fanatike të urrejtjes”, tha ai.

Papa Françesku më pas ka shkuar në stadiumin e Sarajevës, ku edhe do të zhvillohet ngjarja kryresore e vizitës së tij. Aty do të marrin pjesë 65 mijë njerëz, shumica prej tyre katolikë.

Mëngjesin e së shtunës, Papa Françesku ka arritur në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Ati i Shenjtë po zhvillon një vizitë njëditore në Sarajevë dhe atje u mirëprit nga mijëra boshnjakë, të cilët kishin dalë ta përshëndesnin derisa po kalonte autokolona prej aeroportit nëpër qytetin e banuar nga rreth 300 mijë myslimanë, përcjell Rel.

Me vizitën e tij, Papa Françesk synon që të forcojë pajtimin ndërmjet komunitetit serb, atij kroat dhe myslimanëve të këtij vendi.

Hera e fundit kur një lider i Vatikanit ka vizituar këtë vend, ka qenë 20 vjet më parë, pas përfundimit të luftës.

Gjatë qëndrimit të tij 10 orësh në Bosnje, Papa Françesko do të mbajë një shërbesë në stadiumin Olimpik, ku pritet të marrin pjesë 65 mijë njerëz.

Aty pritet të jenë të pranishëm klerikë katolikë, ortodoksë, myslimanë, si dhe përfaqësues të komunitetit hebrenj.

Masat e sigurisë janë të mëdha dhe 5,000 policë do të jenë në detyrë, pasi që pritet që 100 mijë njerëz do të mundohen të takojnë Atin e Shenjtë.

Më shumë se një e treta e popullatës në Bosnje është kroate katolike dhe shteti prej 3.8 milionë banorësh është i ndarë në Republikën Serbe të Bosnjës dhe në Federatën Kroate-Myslimane.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/papa-ne-bosnje-therret-per-paqe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala