Papa: Mos u dehni nga pasuria

Autori:Avdyl Pajaziti

Ai ka kërkuar më shumë vetëpërmbajtje në “një botë të fiksuar pas hedonizmit, pasurisë dhe shpenzimeve të tepruara”.

Papa ka mbajtur meshën e Krishtlindjeve në bazilikën e Shën Pjetrit përapara 10,000 njerëzve.

“Mes një kulture të indiferencës, e cila jo rrallë bëhet e pamëshirshme, mënyra jonë e jetës duhet të jetë e devotshme, e mbushur me ndjeshmëri, dhembshuri dhe mëshirë”, ka thënë Papa Françesku.

Gjatë meshës, ka pasur masa të shtuara të sigurisë në zonën përreth Vatikanit.

Secili që ka hyrë në bazilikë, është dashur të kalojë nëpër detektorë metali.

Gjatë ditës së sotme, Papa do të japë mesazhin tradicional të Krishlitndjeve nga ballkoni qendror i Sheshit të Shën Pjetrit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/papa-mos-u-dehni-nga-pasuria/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala