Papa Françesku qeraset me picë

Autori:Avdyl Pajaziti

21 vite më parë, Ernesto Cacialli u bë i famshëm pasi arriti të bindë presidentin amerikan Bill Clinton që të shijonte një picë të tijën dhe që nga ajo kohë u bë “Picajoli i Presidentit”.

Ndërsa, djali i tij, Enzo Cacialli, përsërit “bëmën” e të atit duke i ofruar picë Papa Françeskut gjatë vizitës së tij në Napoli. “Jam ende shumë i emocionuar dhe më dridhen këmbët.

Arrita të bindja sigurimin që t’i afrohesha Papës.

Napoli ishte nën masa shumë të rrepta sigurie, por unë ia dola”, tregon Enzo. Ai shton se ka përdorur domate të verdha për të kujtuar ngjyrat e Vatikanit, ndërsa në picë ishte shkruar edhe “W il Papa” (Rroftë Papa).

Papa Françesku e pranoi me kënaqësi picën dhe i tha picajolit që do e hante gjatë rrugës së kthimit për në Romë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/papa-francesku-qeraset-me-pice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala