Papa flet për refugjatët, terrorizmin dhe luftërat

Autori:Avdyl Pajaziti

Papa Françesko i Vatikanit në ditën e festës së Krishtlindjes, në meshën tradicionale në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ka kërkuar solidaritet me migrantët dhe i ka lavdëruar ata që i strehojnë refugjatët.

“Le t’i paguaj Zoti të gjithë ata, individët dhe shtetet, që punojnë me bujari për të dhënë ndihmë dhe mirëpritur migrantët dhe refugjatët e shumtë”, tha sot Papa Françesk në mesazhin e tij nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit.

Ai tha se i është gëzuar dhe është lutur për rezolutën e arritur në OKB për arritjen e paqes në Siri dhe Libi.

Françesko foli për luftërat dhe terrorizmin, duke bërë thirrje për paqe dhe pajtim në botë.

Papa dënoi aktet brutale të terrorizmit, veçmas ato të ndodhura në Francë, Lebanon, Egjipt, Tunizi dhe Mali.

Ai po ashtu bëri i thirrje Izraelit dhe Palestinës të rifillojnë negociatat e drejtpërdrejta për paqe dhe të mbështesin përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund mizorive në Libi dhe Siri.

Sa i përket krizës me emigrantë, ai tha “I lutemi Zotit që të shpaguaj të gjithë ata, individët dhe shtetet, që me zemërgjerësi punojnë për të siguruar asistencë për mijëra emigrantë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/papa-flet-per-refugjatet-terrorizmin-dhe-lufterat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala