Pantina: Albulena nuk hodhi lotsjellës

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se me rastin e arrestimit të Faton Topallit, Policia është sjellë keq me asistentin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Organet e sigurisë u sollën jo mirë me asistentin e grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Aty ndodhi një bisedë mes Policisë dhe këtij të fundit, dhe asistenti nuk u arrestua”, ka thënë ajo.

Pantina është shprehur se nuk e di arsyen e arrestimit të Albulena Haxhiut, ndërsa ka shtuar se nëse duhen bërë arrestimi, atëherë duhet arrestuar e tërë opozita.

“Albulena Haxhiu nuk ka hedhur asnjëherë gaz lotsjellës. Mirëpo, as veprimi i Donika Kadaj Bujupit e as i Faton Topallit nuk ka qenë individual, për shkak se vendimi nuk ishte i tyre për të hedhur gaz. Nëse duhet arrestuar dikë, duhet arrestuar e tërë opozita e jo vetëm deputetët që tashmë janë në paraburgim”, ka thënë Pantina.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pantina-albulena-nuk-hodhi-lotsjelles/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala