Panairi i punës, ofron pak punë

Panairi i Punës hapët për çdo vit në Kosovë. Interesimi i të rinj për ta provuar fatin e gjetjes së një vendi të punës është shumë i madh. Por, ata tani kanë filluar ta humbin besimin e këtij panair, që këtë vit është hapur të martën. Sipas tyre kompanitë pjesëmarrëse më shumë po bëjnë reklamë se sa po ofrojnë punë.
Viladane Mehana vizitorë e panairit të punës, ka treguar për Gazetën Fjala se ka aplikuar në tre vende të punës. Por, thotë se shpresat janë të vogla që të punësohet në ndonjërin vend.
“Aplikova po nuk kam shpresë që pranona. Kompanitë më shumë po bëjnë reklame se sa po ofrojnë punë”, thotë ajo.
Por, mendim ndryshe kanë përfaqësuesit e kompanive që janë pjesë e këtij panairi. Ata thonë se po ofrojnë punë dhe së ata që aplikojnë do ti thërrasin për intervistë.
Përfaqësuesi i kompanisë “Sigal” shprehët se ju ka ndodhur që pjesë e stafit të tyre të bëhen aplikantët nga panairi.
Këtë panair përveç një numri kompanive e karakterizojnë edhe pjesëmarrja e një numër të madhe të Universiteteve dhe shkollave private.
Njëri ndër ta është edhe “Kolegji Universum”. Ky kolegj është duke ofruar disa pozita për aplikatët e interesuar për punë dhe praktikat në administratë.
Panairi i Punës është hapur të martën dhe do të mbyllet sot në mbrëmje./Gazeta Fjala/.