Panair për punësim

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës organizojnë panairin e punësimit me bankat komerciale.
Kjo ngjarje është menduar të shërbejë në krijimin e një lidhjeje në mes të punëkërkuesve dhe bankave komerciale në Kosovë, në mënyrë specifike synimin e studentëve që aktualisht studiojnë apo që kanë diplomuar në gradën Bachelor/Master.
Sudentët do të kenë mundësinë të sjellin CV-të e tyre dhe të diskutojnë mundësitë e praktikës dhe mundësitë e punësimit në industrinë bankare. Panairi organizohet në Qendrn Kulturore dhe Informative e BE-së që gjendet në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00.