Pamje tronditëse: Përleshje mes shqiptarëve në Gjermani (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në një kamp për azilkërkues në Gjermani, shqiptarët janë përfshire në një përleshje masive mes emigrantëve të gjendur aty.

Behët fjalë për një grup burra dhe gra që u përleshën në një kamp çadrash të ngritur për azilkërkuesit kryesisht nga Ballkani.

Qendra për azilkërkuesit ndodhet në qytetin Dresden, rreth 180 km në jug të Berlinit.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë dhe është raportuar nga lapsi.al, por pamjet e filmuara nga vetë azilkërkuesit po publikohen për here të parë.

Pamjet shoqërohen nga komentet e azilkërkuesve shqiptarë që kanë kaluar momente ankthi në Gjermani.

Korrespondenti i AbcNews, Vincent Triest raportoi se sipas një zëvendës shefi të policisë federale gjermane, shkaku i përleshjes ishte një mosmarrëveshje midis disa azilkërkues.

“Burrat dhe gratë filluan të sulmojnë njeri- tjetri me gjithçka që kishin afër–nga dërrasat e deri tek tubat e hekurit të krevateve”.

Shtatë burra dhe një grua u plagosën. Situata ishte aq e tensionuar sesa 80 efektivë të policisë u stacionuan përkohësisht në kamp.

Gjermania, të gjithë ata azilkërkues nga Ballkani, që nuk kanë përspektive për azil, i ka vendosur në çadra të tilla në kampe të caktuara.

Por pavarësisht kushteve të këqija dhe asnjë shansi për azil ekonomik, numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani është çdo muaj në rritje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pamje-tronditese-perleshje-mes-shqiptareve-ne-gjermani-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala