Pamje të rënda: Kështu ishin ekzekutuar myslimanët në Srebrenicë! (Video,+18)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në një video e cila po qarkullon nëpër rrjetet sociale shihen disa pjesëtarë të njësisë “Scorpion”, duke ekzekutuar disa, kryesisht të rinj myslimanë në Srebrenicë.

Disa muaj para përfundimit të luftës së Bosnjës, forcat serbe të Bosnjës nën gjeneralin Ratko Mlladiq morën nën kontroll “strehimoren e sigurt” të Kombeve të Bashkuara në lindje të Srebrenicës, i ndanë burrat dhe djemtë prej grave, dhe i çuan ata në fushat e vrasjeve, ku ishin qëlluar prapa kokës me duart e lidhura pas shpinës.

Të shtunën u mbajt një ceremoni e madhe e përkujtimit në qendrën memoriale Potoçari në Srebrenicë në Bosnjë, ku radhët e gurëve të varreve dëshmuan për vrazhdësinë e luftës.

Video këtu

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pamje-te-renda-keshtu-ishin-ekzekutuar-myslimanet-ne-srebrenice-video18/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala