Pamje të reja të rënies së vinçit në Mekë (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Janë publikuar pamje të reja të vinçit që ra mbi Xhaminë më të Madhe në Mekë duke marr kështu shumë jetëra njerëzish.

Numri i personave të cilët kanë humbur jetën pasi një vinç u shemb në Xhaminë e Madhe të Mekës ka shkuar në 107. Ndërkohë, 230 të tjerë kanë kërkuar ndihmë në spital, pasi janë plagosur nga aksidenti që besohet se ka ndodhur për shkak të kohës së keqe.

Incidenti ndodhi në kohën kur shumë njerëz kishin shkuar për lutjet e së premtes, saktësisht në 17:23 me orën lokale.

Ndërkaq në videon më poshtë mund të shiheni momentin e rrëzimit të vinçit, duke lënë të vdekur menjëherë disa persona.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pamje-te-reja-te-renies-se-vincit-ne-meke-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala