Pamje të Rahovecit gjatë luftës në Kosovë (VIDEO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia e lajmeve Associated Press ka publikuar edhe disa pamje të luftës së fundit në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Aty shihen forcat serbe në qytetin e Rahovecit.

Sipas përshkrimit, videoja është e kohës kur forcat serbe luftonin për të rimarrë kontrollin e Rahovecit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Mediat serbe atëherë raportonin se ishin më shumë se 600 pjesëtarë të UÇK-së që luftonin në qytet.

Siç shihet në video, dhe nga raportimet e atëhershme të mediave serbe, armët e shumta që duken në pamje janë konfiskuar nga serbët pasi që pjesëtarët e UÇK-së i kishin lënë ato prapa.

Në pamje shihen edhe shumë shqiptarë të cilët ishin paraburgosur nga forcat paramilitare serbe.

Në përshkrimin e videos nga AP, thuhet se serbët dyshonin se mes turmës së shqiptarëve të paraburgosur ka edhe burra, pjesëtarë të UÇK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pamje-te-rahovecit-gjate-luftes-ne-kosove-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala