PAMJE SHQETESUESE: Kamioni shtyp një grua në Tiranë (Video)

Autori:Zekirja Shabani

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen, ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Tiranë.

Një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësore në “Rrugën e Elbasanit”.

Aksidenti ka ndodhur pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe mësohet se viktima është një grua rreth moshës 40 vjeç.

Sipas policisë një kamion me targa AA442ID ka përplasur për vdekje një 40-vjeçare, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur.

Viktima ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën dhe pas përplasjes ka përfunduar poshtë trajlerit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë shoqëruar drejtuesin e kamionit, G. Bona, i cili dyshohet se është fajtori i këtij aksidenti fatal që i mori jetën gruas.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pamje-shqetesuese-kamioni-shtyp-nje-grua-ne-tirane-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala