Pamje nga Viti 2000, pas vrasjes së Xhemajl Mustafës (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Më 23 nëntor të vitit 2000, Xhemajl Mustafa, bashkëpunëtor i ngushtë i ish-liderit të atëhershëm të Kosovë, Ibrahim Rugova ishte qëlluar për vdekje në shkallët e hyrjes në ndërtesës ku ai banonte.

Nga xhirimet e  e publkuara nga Associatedd Press-së shihet vendi i ngjarjes pak momente pas vrasjes së tij, reagimi i bashkëpunëtorëve në LDK, dhe dhimbja e familjes Mustafa me të marrë vesh lajmin për vrasjen e tij.

Në përshkrimin e videos thuhet se sulmi ishte sinjal i rritjes së dhunës me motive politike në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë pohuar se Mustafa kishte marrë plagë të rënda në kokë, prej të cilave edhe vdiq.

Ai ishte politikan i shquar në Kosovë, dhe drejtonte Qendrën e Informimit të Kosovës.

Zyrtarë të huaj kishin shprehur brengën se disa nga humbësit e zgjedhjeve nuk e përballonin dot rezultatin, pasi LDK në atë kohë kishte dalë e para në zgjedhjet komunale të organizuara në Kosovë.

“Isha brenda, kur papritur dola në ballkon dhe pashë një turmë njerëzish të mbledhur përpara hyrjes së apartamentit. Kisha një ndjenjë të keqe për këtë. Më pas vrapova poshtë shkallëve që të shoh se çfarë kishte ndodhur dhe pashë shumë fqinjë të mi që ishin zënë në shok. Pastaj në shkallë pashë gjak, shumë gjak”, kishte thënë gruaja e Xhemajl Mustafës, Bahrije Mustafa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pamje-nga-viti-2000-pas-vrasjes-se-xhemajl-mustafes-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala