Pallati i Rinisë në Prishtinë të mbajë emrin e DioGuardit

Liga Qytetare Shqiptare Amerikane ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të laargoj nga pozita e zëvendës ministrit Petrit Selimin. Njëherësh ëstë kërkuar që Platoja para Hotelit Grand Prishtinë të mbaj emrin e Joe DioGuardit. Këtë kërkesë përfaqësues të kësaj lige do ja adresojmë Kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit.
Në një konferencë me gazetarë, të hënën në Prishtinë Faton Bislimi, përfaqësues i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA), ka kërkuar dorëheqjen e Petrit Selimit, zv Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës.
Sipas Bislimit Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA) akuzat e Selimit, i ka vlerësuar si fyrje të dinjitetit të personalitetit të Joe DioGuardit, sikur dhe vetë Ligës, andaj sipas tij, autoritetet në Kosovës, do të duheshin të ishin distancuar apo shkarkuar Selimin.
“Zv Ministri Petrit Selimi, na ka bërë të ndjehemi keq dhe të fyer, krahasimet e tija të Joe DioGuardit me zyrtarë serb është e turpshme dhe e papranueshme ”, ka thënë Bislimi, duke njoftuar se ndaj Selimit, do të ngritet padi civile për shpifje dhe njollosje të Joe DioGuardit, dhe për këtë ështe angazhuar avokati Sherif Sherifi.
Bislimi ka kujtuar vizitën e Joe DioGuardit , me kongresistët e SHBA-së në vitin 1990 në sheshin para Hotelit Grand në Prishtinë dhe intervenimin e dhunshëm atë botë të policisë serbe ndaj qytetarëve paqësor.
“Platoja para Hotelit Grand Prishtinë, duhet të mbaj emrin e Joe DioGuardit, dhe në këtë kërkese do ja adresojmë Kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës”, ka thënë Bislimi.