Pallaska i kërkon Zejnullahut të mos kthehet në pozitën e rektorit

Autori:Avdyl Pajaziti

Analisti i çështjeve juridike, Dastid Pallaska, ka kërkuar nga rektori Ramadan Zejnullahu që të mos pranojë kthimin e tij për ta drejtuar UP-në. Kjo sipas tij, pasi përmes imazhi pozitiv që ka treguar Zejnullahu, po mundohen të përfitojnë politikisht ata që po sillen si shpëtimtarë të tij.

Pallaska, po ashtu, ka thënë se as protestat nuk duhen ndalur derisa të nxirren jashtë UP-së të gjithë ata që urdhëruan dhe zbatuan shkarkimin e Rektorit Zejnullahu.

Ky është reagimi i Dastid Pallaskës përmes facebook-ut:

Shkarkimi i Rektorit paraqet një përpjekje dëshpëruese të pushtetit për tu paraqitur si shpëtimtar i problemeve që ka shkaktuar vet. I ngjanë metodës së njohur të policit të keq dhe policit të mirë që aplikohet nga policitë e regjimeve represive.

Si duket qëllimi i këtij veprimi që nga fillimi ka qenë vetëm qortimi i Rektorit dhe përfitimi politik nga imazhi pozitiv që ka krijuar ky Rektor për një periudhë të shkurtër. Kjo lojë perfide duhet të refuzohet nga Rektori dhe ata që përnjëmend e përkrahin Rektorin!

Për këtë arsye, Rektori nuk duhet të kthehet dhe protesta nuk duhet të ndalet pa i nxjerrë jashtë nga Universiteti i Prishtinës ata që inspiruan, kërkuan, urdhëruan dhe zbatuan shkarkimin e tij.

Vetëm kështu do të shpalosim se polici i keq dhe polici i mirë janë një.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pallaska-i-kerkon-zejnullahut-te-mos-kthehet-ne-poziten-e-rektorit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala