Pal Lekaj: Vetëvendosje s’e sheh më AAK-në si parti të haraçit e hajnave

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Vetëvendosje ka reflektuar dhe më nuk e ka atë mendimi që kjo parti është në ligën e dytë të hajnave.

“Nuk ka hajn të ligës së parë apo ligës së dytë. Ose je hajn, ose nuk je”, ka thënë Lekaj duke iu referuar konstatimit të VV-së që i kategorizonte dikur partitë në hajna.

Ai ka thënë se tash puna me e madhe dhe koordinimi me VV-së ka bërë që të thyhen paragjykimet.

“Edhe zoti Kurti edhe të gjithë ata që kanë menduar, sepse derisa nuk bisedon me një person dhe nuk e njeh në gjenezë, mund të kesh perceptimi negativ, por tash bashkëpunimi ka bërë që të jemi me qëndrime të përbashkëta. Ka reflektuar pozitivisht dhe besoj se kështu do të ndodhë”, ka thënë Lekaj për Gazetën Express.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pal-lekaj-vetevendosje-se-sheh-me-aak-ne-si-parti-te-haracit-e-hajnave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala