Pal Lekaj: “Sllovenia po tallet me ne”

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se ndalimi i Ramush Haradinaj nga Sllovenia është tallje për shtetin e Kosovën. Ai ka vazhduar edhe më tej duke thënë se Sllovenia është tallur edhe me presidenten e edhe me Qeverinë, raporton Indeksonline.
“Dje në Lubljan është një tallje me shtetin e Kosovës. Është një tallje nga shteti Slloven me institucionet e Kosovës, është një tallje me presidenten e Kosovës. Deri kur kështu rajoni do ta trajtoj Kosovën dhe deri kur me këto ndalesa të pa drejta. Zoti Haradinaj i ka kryer të gjitha obligimet ndaj gjykatave të huaja. Mendoj që ne nga ky vend ta ftojmë republikën e Sllovenes që pa asnjë kush të lirohet Haradinaj dhe ajo listë që është duke u trajtuar pa drejtësisht me shpifje nga shteti i Serbisë të pastrohen një herë e përgjithmonë. Nëse ne si institucione nuk veprojmë qytetarë do të veprojnë dhe presidentja e Kosovës të ushtroj kompetencave të veta dhe t’iu tregoj shteteve që ne jemi për paqe por nuk lejojmë tallje me shtetin tonë”, ka thënë Lekaj./Indeksonline/