Pal Lekaj ndalohet në aeroportin e Prishtinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekajt i është ndaluar udhëtimi për në Washington.

Ish kryetari i Gjakovës sot në mëngjes kishte planifikuar që nga aeroporti i Prishtinës të shkonte për në Washington.

Këtë e ka konfirmuar vetë Lekaj.

Ndalesën e tij ai e ka vlerësuar si një keqkuptim.

“ Unë kam aplikuar për vizë zyrtare, mirëpo kam pasur vizë tjetër, dhe për këtë është bërë një keqkuptim. Pres që deri të hënën kjo të sqarohet në Ambasadë. Kjo është arsyeja”, ka thënë Lekaj për Gazetën Tribuna.

Lekaj ka thënë se ka qenë i ftuar nga NDA , si përfaqësuses I AAK-së , ngase në këtë event kanë qenë të ftuar të gjitha partitë politike. Atje, Lekaj planifikonte të qëndronte deri më 3 tetor.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pal-lekaj-ndalohet-ne-aeroportin-e-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala