Pal Lekaj flet për djalin e arrestuar në protestë

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se kolegët e tij opozitarë po ndiqen nga pushteti e jo nga drejtësia.

“Deputetët po ndiqen nga pushteti dhe kjo e ngulfat demokracinë dhe është e padrejtë kur deputetët përndiqen në mënyra të tilla”.

Ai foli nga sheshi kryesor i Prishtinës për Muhamet Hajrullahun, përderisa protesta e mbështetësve të opozitës po vazhdon.

Ai tha se qeveria “duhet të japë përgjegjësi” për ndjekjen e deputetëve.

“Ne do qëndrojmë deri në lirimin e Donikës dhe kërkojmë që të mos përndiqen deputetët tjerë. Jemi të vendosur si opozitë që të protestojmë”, tha Lekaj.

Lekaj foli edhe për djalin e tij, Asdrenin, i cili u arrestua nga policia gjatë ditës, në protestë.

“Djali është ende ne stacion të policisë dhe nuk i di arsyet pse është arrestuar. Me siguri edhe ai ka dalë në përkrahje të deputetëve. Por si me çdo tjetër, ky shtet policor ka vepruar me djemtë tjerë ashtu edhe djali im nuk ka imunitet dhe nuk pritet më mirë nga ky pushtet”, tha Lekaj./kallxo

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pal-lekaj-flet-per-djalin-e-arrestuar-ne-proteste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala