Pakistan: Arrestohen 5 të dyshuar për sulmet terroriste

Autori:Avdyl Pajaziti

Janë arrestuar 5 persona të dyshuar për sulmin terrorist që ndodhi ditë më parë në një universitet në Pakistan, ku mbetën të vrarë 21 persona.

Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze tha se ushtria kishte bërë arrestimet me akuza ndaj sulmit në universitetin Bacha Khan në Charsadda të mërkurën.

Sulmi zgjati rreth 6 orë. Studentë dhe profesor mbetën të vrarë.

Gjenerali, Asim Salim Bajwa ka thënë se të arrestuarit, kishin ndihmuar sulmuesit me strehim dhe me transport të armëve.

“Gjithashtu dyshohet se pjesëmarrëse në këtë ndihmë janë edhe dy gra, të cilat gjinden ende në liri”, ka thënë ai.

Një grup talibanë, kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Gjithashtu kanë kërcënuar për tjera sulme të ngjashme, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express. Ndërsa, Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif ka thënë pas sulmit se “Ne jemi të vendosur që t’i eliminojmë kërcënimet terroriste në vendin tonë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pakistan-arrestohen-5-te-dyshuar-per-sulmet-terroriste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala