Pak të interesuar për panairin e shëndetit edhe të turizmit

Autori:Zekirja Shabani

Numër i vogël i qytetarëve janë interesuar për Panairin  Ndërkombëtar të Shëndetit edhe Turizmit, i cili ka filluar më 28 maj edhe do të mbyllet sot më 30 maj.

“…vetëm rreth njëzetë i kemi pasur dje”, tregon Besart Vata përfaqësuesi i  European Hospital për Kosovë.

Megjithatë përfaqësuesit e bizneseve turistike edhe të produkteve shëndetësisë që ishin pjesëmarrës në panair, nuk janë pishman për këtë organizim, pasi sipas tyre nevoja është e madhe që ti informojnë qytetarët.

“Interesimi jo kënaqshëm, vetëm ditën e parë ka pas interesim. Por qytetar kanë nevojë që të organizohen ngjarë të tilla, që ata më pasë mundësi më u njoftu me produkte cilësore”, tha përfaqësuesi i kompanisë së produkteve shëndetësore “Nobel”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pak-te-interesuar-per-panairin-nderkombetar-te-shendetit-edhe-te-turizmit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala