Pak shpresë për AAK-në, ajo edhe mund të shuhet

Autori:Avdyl Pajaziti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas analistëve politikë, duhet të bëhet pjesë e qeverisjes sa më shpejtë që të jetë e mundur, ose ajo mund të shuhet. Por, për ta arritur këtë, ata vlerësojnë se ajo duhet të dal partia e tretë në vend, gjë të cilën nuk është e lehtë që ta arrijë.

Kështu kanë thënë për gazetën “Epoka e re”, analistët Artan Muhaxhiri e Belul Beqaj.

Analisti politik Muhaxhiri ka vlerësuar se, pas përfundimit të procesit zgjedhor, udhëheqjen e re të AAk-së e pret një punë e jashtëzakonshme. Ai ka thënë se për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës, AAK-ja duhet ë dalë partia e tertë në Kosovë.

Ndërsa, politologu Beqaj ka deklaruar se kryesia e re e AAK-së nuk do ta ndryshojë opinionin e elektoratit.

Sipas tij, është koha të ndërtohet një imazh freskues, i cili do ta ringjallë AAK-në në perspektivë, ngaqë mbetja e saj jashtë Kuvendit në zgjedhjet e ardhshme do të thotë shuarje e kësaj partie.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pak-shprese-per-aak-ne-ajo-edhe-mund-te-shuhet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala