Pak biznese të grave në Kosovë

Prej mbi 100 mijë bizneseve sa i ka Kosova, vetëm 11 për qind të tyre udhëhiqen nga pronare femra.
Arsye për këtë thuhet se është korrupsioni, konkurrenca e pabarabartë, ekonomia informale, e shumë faktorë të tjerë. Kështu është vlerësuar të enjten në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë,ku u diskutua për pjesëmarrjen e grave në biznes, si dhe motivimin e tyre kah ky aspekt.
Lëndita Kastrati, drejtoresha ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës G7, tha se prezenca e gruas në biznes është shumë e vogël në krakashim me mesataren e vendeve të rajonit (33 përqind), dhe mesataren globale (38 përqind).
“Në Kosovë kemi 11 % të bizneseve në pronësi të grave, prej tyre 95% janë biznese të vogla dhe mikro biznese që numërojnë 1-10 punëtorë. Barrierat kryesore për gratë ne biznes janë: korrupsioni, konkurrenca e pabarabartë, ekonomia informale, e shumë faktorë të tjerë”, tha Kastrati.
Në këtë diskutim është bërë e ditur se problemet me të cilat gratë në biznes ballafaqohen, janë kryesisht eknomia informale e mosfunksionimi i gjykatave.
Edhe drejtori i institutit për hulumtime zhvillimore “Riinvest”, Lumnir Abdixhikut, ka thënë se gratë janë në disfavor në krahasim me burrat.
“Në aspektin e të bërit biznes, biznesi I burrave ka 7puntorë, ndërsa ai I një gruaje ka përgjysmë më pak. Biznesi I një mashkulli ka qarkullim 50 mijë euro, ndërsa biznesi I një gruaje ka vetëm 20 mijë euro”, ka thënë Abdixhiku.
Ndërkaq, graatë të cilat tashmë zhvillojnë aktivitete afariste, vlerësojnë se kriza e tanishme në Kosovë, në veçanti në fushën e ekonomisë, duhet të shihet si një mundësi për të kapitalizuar potencialin e fjetur të grave në ndëmarrësi.
Arzana Mulolli nga Agjencia Rajonale për Zhvillim, u ka bërë thirrje të gjithëve se fondet të cilat jipen nga BE duhet të përdoren në përmirsimin e konkurrencës së bizneseve, përmirsimin e fuqisë punëtore dhe rritjen e punësimit.