Pak biznese drejtohen nga gratë

Autori:Avdyl Pajaziti

Shumë gra dëshirojnë të udhëheqin ndonjë biznes, por ato që punojnë, në të shumtën e rasteve zgjedhin administratën, arsimin apo punë shërbyese.

Përfaqësuese të shoqërisë civile dhe pronare të bizneseve konsiderojnë se barrierat dhe paragjykimet e shoqërisë, që gratë të udhëheqin biznes, rolin e gruas e vënë dytësor në shoqëri.

Në anën tjetër, të gjitha institucionet vendore në vend, theksojnë se duhet të ndërmerren masa për përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri, shkruan Zeri.

Por, megjithatë, edhe pse në Kosovë ekzistojnë gra të suksesshme që udhëheqin biznese, ende shifrat janë shumë të ulëta, vlerësohet se vetëm rreth 10 për qind e bizneseve janë në pronësi të grave.

Një nga gratë që konsiderohet e suksesshme në ndërmarrësi është Linda Shala, pronare e kompanisë “Data Projekt Elektronik”, njëherësh anëtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ajo thotë se paragjykimet që gratë nuk mund të jenë të afta në ndërmarrësi dhe ambienti jo i favorshëm i të bërit biznes në përgjithësi, dekurajon inkuadrimin e grave në biznes.

Linda Shala, e cila është edhe nënkryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas, thotë se në këtë aspekt, gratë edhe frikësohen të rrezikojnë për të hapur ndonjë biznes të ri. Shala ka bërë të ditur se gjendja aktuale ekonomike në Kosovë ka diktuar këtë trend..

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pak-biznese-drejtohen-nga-grate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala