Pajtohen politikanët e Maqedonisë

Liderët politik të Maqedonisë kanë arritur marrëveshje për tejkalimin e krizës politike në këtë vend. Një prej njerëzve të afërt të kreut të BDI’së, Ali Ahmetit, Artan Grubi ka njoftuar për në marrëveshje të arritur në Maqedoni në mes liderëve politik, por ai nuk ka treguar saktësisht se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.
Grubi përmes facebook ka treguar se kjo marrëveshje, që mbetet ende e panjohur, është arritur me ndërmjetësim të komisionerit Hahn dhe ambasadorëve të SHBA’së dhe BE’së.
Lexoni të plotë njoftimin e tij:
Ditë shumë intenzive dhe e vështirë, por me rëndësi në fund u arrit marrëveshje midis katër liderëve, me ndërmjetësimin e Komisionerit Hahn dhe Ambasadorëve të SHBA Bailey dhe BE Orav.
Përveç zgjidhjes së ngërçit të tmerrshëm politik, jam i sigurt që kjo marrëveshje e cila i referohet rëndësisë së Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhënieve ndëretnike, marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe procesit integrues EuroAtlantik do të paraqet një obligim për të gjithë ne që me përgjegjësi ti rrekemi punës dhe ta rikthejmë vendin në agjendën prioritare.