Pajtiq: Qeveria e di se Kosova s’do të hyjë në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Partisë Demokratike (DS) serbe Bojan Pajtiq ka thënë se pushteti tashmë e di se Kosova nuk do të hyjë në UNESCO, porse luanë farsë me “përpjekjet e rrejshme diplomatike” që ta pengojë këtë.

“Qëllimi i tyre është që veten ta paraqesin si fitimtarë të mëdhenj kundër Perëndimit të padrejtë pas një atmosfere të krijuar me shkathtësi se si gjoja anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është punë e kryer”, thotë Pajtiq në deklaratën me shkrim.

Të vetmen arsye për këtë Pajtiq, siç thotë, e sheh në qëllimin e kryeministrit Vuçiq që të ikë nga temat si lufta kundër korrupsionit, ku, siç thekson, s’ka asnjë aktgjykim dhe ku “çdo ditë përpiqet t’i fshehë aferat e kumbarëve dhe bashkëpunëtorëve të vet më të afërt”.

“Derisa Vuçiqi flet për UNESCO-n, njëkohësisht i fsheh dhe i rishkruan raportet për gjendjen e ekonomisë serbe, për t’i bindur qytetarët për njëfarë ‘rritje dinamike’ të imagjinuar që ekziston vetëm në fantazinë e tij. Kosova gjithmonë ka qenë temë për ikje nga realiteti për çdo qeveri të papërgjegjshme dhe të paaftë, kurse kjo e sotmja është e para në historinë serbe, si në më të renë ashtu edhe në më të largëtën”, ka shkruar Pajtiq në deklaratën për media.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pajtiq-qeveria-e-di-se-kosova-sdo-te-hyje-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala