Pajaziti: “Pjesëtarët e UÇK-së të gjykohen drejt dhe pa ndërhyrje politike”

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me shqetësimin e deputetit të PDK-së, Zenun Pajaziti, lidhur me dënimin e grupit Drenica, dënim i cili sipas tij ishte politik.
Ai kërkoi gjakftohtësi nga qytetarët në mënyrë që organet e drejtësisë të kenë hapësirë në korrigjimin e asaj çka ka ndodhur dje me grupin Drenica.
“Pjesëtarët e UÇK-së të gjykohen drejt dhe pa ndërhyrje politike”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Kadri Veseli, vendimin e djeshëm e ka cilësuar si një ngjarje të rënd që i ka ndodhur Kosovës.