Paisja që i mundëson të verbërve të shohin me anë të gjuhës [Foto]

Një vegël e re që ndihmon njerëzit që kanë probleme me të parit përmes gjuhëve të tyre u aprovua nga FDA, një nga pengesat më të rëndësishme që projekti gjashtë-vjeçar është dashur të kaloj para se të dalë në treg për konsumatorët në SHBA.
Quajtur BrainPort V100, vegla e montuar me syza dhe kamerë e kthen atë që e sheh në dridhje elektronike që dërgohen më pas në gjuhë nga një elektrodë e vendosur brenda gojës së përdoruesit.
Shpikësit BrainPort thonë se, me trajnim, pajisja mund të përdoret nga të verbërit për të interpretuar vendndodhjen, pozitën, madhësitë, dhe format e objekteve përpara tyre, dhe gjithashtu të përcaktojnë nëse objektet janë duke lëvizur ose janë të palëvizshme.
Nuk ka ende informacion se kur saktësisht BrainPort V100 do të dal në shitje për publikun, por Popular Science ka raportuar se kompania, Wicab Inc, planifikon që çmimi i pajisjes së parë të këtij lloji të jetë 10,000 $. /GazetaFjala/