Pahor: Zgjerimi i BE-së pengon destabilizimin e Ballkanit

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti slloven Borut Pahor tha të enjten se projekti i zgjerimit të BE duhet të vazhdojë, si një aryse edhe për të parandaluar destabilizimin e Ballkanit.

Pahor në një pritje për diplomatët e huaj të organizuar në Lubjanë tha se Sllovenia dhe Kroacia si anëtare të BE-së dhe NATO-s do të vazhdojnë të ndihmojnë komunitetin ndërkombëtar që Ballkani Perëndimor të mos bëhet fokusi i ri i konfliktit dhe tensionit.

Duke folur për krizën e refugjatëve, ai tha se ajo kërcënon gjithçka që BE-ja ka arritur deri më tani në qoftë se nuk mund të gjindet një zgjidhje efektive.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pahor-zgjerimi-i-be-se-pengon-destabilizimin-e-ballkanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala