Paguhet taksa ekologjike, por mjedisi në Kosovë është i ndotur

Autori:Gazeta Fjala

Për shumë vjet shteti i Kosovës vazhdon të mbledhë mjete në emër të mbrojtjes së mjedisit. Sa herë që qytetarët regjistrojnë veturat e tyre, ata e paguajnë taksën ekologjike. Por, pavarësisht kësaj, gjendja e mjedisit në Kosovë nuk është përmirësuar.

Se gjendja e ambientit është kritike, e pranon edhe vetë dikasteri përgjegjës. Ilir Morina, nga ministria e Mjedisit, thotë se brenda vitit 300 mijë automjete regjistrohen dhe nga to mblidhen dy deri në tre milionë euro, por, sipas tij, këto mjete asnjëherë deri më tani nuk janë ndarë për mjedisin, transmeton KTV.

Morina thotë se këto mjete të grumbulluara nga taksat ekologjike do të ishin të mirëseardhura, pasi tregon se nuk kanë pasur buxhet të mjaftueshëm të përmbushin prioritetet sa i përket mjedisit.

Të indinjuar me gjendjen e mjedisit janë shprehur edhe qytetarët që i paguajnë këto taksa. Ndërsa disa prej tyre pagesën e taksave e shohin si normale, pasi thonë se po i përmbushin obligimet ndaj shtetit.

Kosova vazhdimisht edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare është theksuar se gjendet në pozitë të rëndë mjedisore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/paguhet-taksa-ekologjike-por-mjedisi-ne-kosove-eshte-i-ndotur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala