Pagoi një numër celulari dy milionë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Një afarist ka paguar mbi tetë milionë dirhamë (rreth dy milionë euro) për numrin e një telefoni celular, gjë që paraqet çmimin më të madh të paguar për një lloj të tillë shërbimi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dikush nuk di çka të bëjë me paratë, prandaj i shpenzojnë ato në aukcione për numra të veçantë të celularit. Më i shtrenjti i paguari në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku momentalisht është duke qëndruar edhe presidentja e Kosovës, Atifete  Jahjaga, është numri 052 2222 222. Aukcioni u organizua nga Telekom Du, të shtunën në Dubai, transmeton lajmi.net.

“Numri u shit për 8 milionë e 100 mijë dirhamë një biznesmeni lokal, që paraqet rekord për marrjen e një numri të veçantë të celularit në EBA“, tha Ahmed Aburahim, nënkryetar për raporte me publikun në EBA.

Identiteti i blerësit nuk është publikuar. Kompania Du ka njoftuar se një pjesë e parave do të shkojë për qëllime humanitare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pagoi-nje-numer-celulari-dy-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala