Pagat në sektorin publik dalin katër ditë më herët

Autori:Gazeta Fjala

Ministria e Finncave, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se pagat për muajin nëntor për punonjësit në sektorit publik kanë dalur ende pa u përfunduar ky muaj.

Sipas ministrisë, kjo ka ndodhur për shkak të pozitës së mirë financiare të buxhetit të Kosovës.

“Kjo reflekton pozitën shumë të mirë financiare të buxhetit të Republikës së Kosovës. Inkasimi shumë i mirë i të hyrave buxhetore dhe kujdesi i shtuar në shpenzime, ka mundësuar kryerjen e të gjitha obligimeve financiare që ka Qeveria,” thuhet në komunikatë.

Kjo ministri njofton se Administrata Tatimore e Kosovës ka pasur një rritje prej 13% të të hyrave kurse Dogana e Kosovës rrth 8%.

“Kjo reflekton aktivitetin e shtuar ekonomik në Kosovë dhe gjithashtu zvogëlimin e ekonomisë joformale”, thuhet tutje në komunikatë.

“Qeveria ka racionalizuar shpenzimet në masë të konsiderueshme dhe presim që kursimet në mallra dhe shpenzime të jenë rreth 10 milion euro për pjesën e dytë të vitit, përtej kursimeve prej 25 milion euro të bëra në pjesën e parë të vitit.”/Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pagat-ne-sektorin-publik-dalin-kater-dite-me-heret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala