Pagat e shërbyesve publikë nga ky muaj me rritje

Shërbyesit publikë të cilët marrin rrogë nga buxheti i Kosovës, duke filluar nga ky muaj, do të marrin rrogat me rritje prej 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.
“Të gjithë ata që marrin pagë nga buxheti i Kosovës, do të marrin me rritje pagën prej 0.5 për qind rritje e pagës në bazë të përvojës së punës”, ka thënë Yagcilar, në Kuvendin e Kosovës.
“Për këtë muaj, mund të ketë ndonjë problem teknik”, ka thënë ai.
“Pagesa do të realizohet prej këtij muaji”, ka thënë Yagcilar, duke treguar se nuk do të ketë pagesë retroaktive të rritjes prej 0.5 për qind.