Paditen agjentët e përfshirë në Kumanovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia për kundërzbulim njofton se ka ngritur padi penale për disa persona të punësuar në Agjenci, të publikuar në disa media të vendit dhe të huaja dhe të përfshirë në ngjarjet e Gushincës dhe Kumanovës.

“Shfaqja publike e identitetit dhe fotografive të punësuarve në Agjencinë për kundërzbulim paraqet kërcënim të sigurisë së tyre personale, sigurinë e familjeve të të punësuarve dhe kërcënim i përgjegjësive të përcaktuara me ligj dhe metodave të punës së Agjencisë për kundërzbulim të Republikës së Maqedonisë. Me këto aktivitete janë shkaktuar pasoja të dëmshme për shërbimin që paraqet edhe bazë që Agjencioni të fillojë procedurë për përgjegjësi penale para prokurorit përgjegjës publik në bazë të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Agjencisë për kundërzbulim.

Në kumtesë thuhet, se Agjencia ka bërë “paralajmërim paraprak” bazuar të përgjegjësitë e saj për rastet konrete në Gushincë dhe në Kumanovë, qëllimit të drejtuesve të strukturës terroriste, kapaciteteve të tyre, bazat e logjistikës, kursin e aksionit të kundërshtarit.

“Agjencia i respekton liritë e shprehjes dhe lirinë e mediave si përfitimi më kryesor demokratik, por gjithmonë do të reagojë para institucioneve përgjegjëse gjatë publikimit të informacioneve të klasifikuara të cilat kanë pasoja të rënda ndaj sistemit të sigurisë së Republikës së Maqedonisë. I ftojmë publikisht të gjithë personat fizik dhe juridik, duke përfshirë edhe të gjithë redaktorët dhe gazetarët të mediave që njohuritë e tyre për kërcënimin e situatës së sigurisë dhe qëllimet për bërje të veprave penale kundër shtetit t’i dorëzojnë deri të institucionet për zbatimin e mëtutjeshëm në procedurën hetimore”, përfundon komunikata.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/paditen-agjentet-e-perfshire-ne-kumanove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala