Pacolli udhëton në Uganda, kërkon njohje nga ky shtet

Autori:Gazeta Fjala

Pacolli me presidentin e Ugandës, Yoweri Museveni Pacolli me presidentin e Ugandës, Yoweri Museveni
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, biznesmeni Behgjet Pacolli, ka udhëtuar në shtetin afrikan, Uganda, ku është takuar me presidentin e këtij vendi, Yoweri Museveni.

Në një postim të tij në Facebook, ka shkruar se si nga kreu i këtij vendi ka kërkuar që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Mbrëmë udhëtova për në Uganda. Arrita në orët e hershme në Kampala, kryeqytetin e Ugandës, dhe menjëherë udhëtova për në vendin e takimit me Presidentin Moseveni, disa qindra km nga Kampalla.
Në një takim të gjatë dhe miqësor, diskutuam për hapat e mëtutejshëm në mënyrë që ky shtet të perfeksionojë formalisht njohjën e Kosovës. Gjegjësisht Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti ta dërgojë notën e premtuar verbale për njohjën e Republikës së Kosovës.

Një është e sigurt, se Uganda do ta mbështesë integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Diskutuam edhe strategjinë për qasje të përbashkët të Ugandës për Angolën, Afrikën e Jugut dhe Etiopinë ku Presidenti Moseveni gëzon respekt të veçantë. Po ashtu, kemi rënë dakord për një takim të ardhshëm pas Zgjedhjeve Presidenciale të muajit shkurt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacolli-udheton-ne-uganda-kerkon-njohje-nga-ky-shtet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala