Pacolli: Turp, çka po ndodh në vend

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli me anë të një postimin në lllogarinë e tij në Facebook ka shprehru shqetësimin lidhur me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, si dhe për atë çka ngjau më 28 nëntor.

“Një ditë që duhej të ishte një ditë feste për të gjithë. Jemi në prag të ardhjes së sekretarit amerikan i Shtetit, z. John Kerry, në Kosovë, dhe ajo që po ndodh në vendin tonë është një turp i madh i krijuar nga Qeveria por edhe nga Opozita, e cila po vazhdon me bllokadën e saj”.

“Liderët politikë duhet të mendojnë seriozisht a janë duke vepruar në interes të popullit! Kosova është një vend i vogël me shumë probleme të tjera, nuk na duhet edhe kjo!” ka shkruar ai

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacolli-turp-cka-po-ndodh-ne-vend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala