Pacolli reagon për zhvillimet e sotme

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka komentuar zhvillimet e ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka shkruar për rezolutën e cila dënon dhunën juridike të Serbisë ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së, për të cilën ka thënë se ka kaluar në mënyrë jo dinjitoze.

Ja postimi i plotë i tij:

Çfarë shtetrrethimi vetëm dy ditë pas festës së përvjetorit të Pavarësisë.

Sot në Kuvendin e Kosovës e patë si kaloi rezoluta me interes kombëtar që dënon dhunën juridike të Serbisë ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.

Rezoluta kaloi, por jo në mënyrë dinjitoze, madje munguan votat e Opozitës, dhunshëm u ndërpre seanca. Sërish gaz, sërish dhunë, imazh i keq që po dërgojmë nga Kosova.

Betejë në mes të oborreve, po qytetari me hallet e veta ku mbeti???

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacolli-reagon-per-zhvillimet-e-sotme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala