Pacolli: PDK e LDK, s’kanë vizion

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli nuk është i kënaqur me punën e koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Sipas Pacollit, këtyre dy partive u mungon vizioni. E për partitë e opozitës Pacolli thotë se do të dëshironte një opozitë kompakte, të bashkuar të paktën në disa qëllime kryesore.

Ai për ‘Epokën e re’ ka thënë se ultimatumet nuk i duken ndonjë rrugë fort e studiuar që të çon diku.

Pacolli ka dhënë një vlerësim edhe sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se kjo gjykatë duhet të themelohet në përputhje me këshillat e miqve ndërkombëtarë.

Duke folur për partinë që drejton, Pacolli ka thënë se ndjen nevojën e një AKR-je të re, të pranishme fuqimisht në skenën politike.

Ai thotë se nuk është i pazëvendësueshëm për ta drejtuar partinë.

Sipas tij, ka edhe të tjerë që do ta udhëheqin AKR-në me sukses. Pacolli ka treguar se është duke punuar intensivisht që Mimoza Kusari-Lila të vendosë pro udhëheqjes së AKR-së.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacolli-pdk-e-ldk-skane-vizion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala