Pacolli: Një shtëpi për Jasharajt në Prishtinë

“Me bacën Rifat, në një nga vizitat e mia të shumta si President. Ai i vazhdon traditat e shkëlqyera të familjes së tij në Prekaz. Kam propozuar që familja Jashari dhe familjet e dëshmorëve të shquar të kenë një shtëpi pritjeje edhe në Prishtinë. Por deri më tash s’është bërë asgjë”, ka shkruar Pacolli në faqen e tij në facebook.