Pacolli: “Me para të qytetarëve zyrtarët shetisin në New York!”

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar me faktin se të paktën 26 zyrtarë të Shtetit të Kosovës do të shkojnë në OKB në kuadër të Sesionit Vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas tij, udhëheqësit e shtetit se po shkojnë në New York vetëm për të shëtitur me paratë e qytetarëve e jo për të ndihmuar shtetin e Kosovës.

Ja reagimi i plotë i Pacollit nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook:

Edhe kjo ndodhë në Kosovë!

Sot lexova dhe e verifikova se në Nju Jork udhëtojnë hiq më pak se 25 veta, pa i llogaritur truprojat dhe bartësit e qantave. Pjesë e delegacionit ishte edhe Presidentja dhe Kryeministri. Mrekulli që edhe kryeparlamentari nuk paska udhëtuar.

Kosovarët tani do të rrinë para televizioneve që ti shohin liderët e vet në foltoren e OKB-së duke i adresuar fjalimet e tyre…

Shakatë anash, sinqerisht të ju them, kjo është e tepruar duke pasur parasysh se arsyeja kryesore për 99 përqind të këtij delegacioni ështe vetëm shetitja me paratë e qytetarëve, ndërsa efektiviteti për punët e shtetit do të jetë minimal.

Edhe unë, gjatë mandatit tim si deputet dhe më vonë si qeveritar kam udhëtuar në këtë vend. Por unë jam kujdesur që ato shpenzime ti bartë personalisht dhe jo në kurriz të buxhetit. Për më tepër puna ime ka qenë efektive dhe frytet e saj kanë ardhur qoftë nëpërmjet njohjeve të menjëhershme për Kosovën, qoftë me nisjen e kontakteve me shtetet që hezitonin ta bënin atë.

Do të mjaftonte që në SHBA, Kosova të përfaqësohej vetëm ministri i punëve të jashtme me një ndihmës, por sic duket ata mendojne se qdo gjë në Kosovë është në rregull dhe tash duhet ti mësyhet Nju Jorkut. (sic)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacolli-me-para-te-qytetareve-zyrtaret-shetisin-ne-new-york/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala