Pacolli: Ky është rrethi më i shëmtuar në botë

Autori:Zekirja Shabani

Ish zëvendës kryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, e ka cilësuar si veprën më të shëmtuar në botë rreth-rrotullimin në dalje të Prishtinës, afër Spitalit, të ndërtuar muaj më parë.

“Çdo herë që kaloj dëshprohem kur e shikoj shëmtimin që i është bërë komunitetit prej egos së dikujt nga ata që kanë vendosur për ngritjen e këtyre “veprave” të shëmtuara”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në facebook.

Sipas tij, rrethi i Lakrishtës është vepra më e shëmtuar e Kosovës; “janë derdh qindra mijra tonelata cement; është ngritur një gërmadhë jofunksionale që bllokon horizontin që dikur ekzistonte në atë aks rrugor. Ka shëmtuar çdo gjë që ekziston përreth atij rrethi famëkeq”!

“Po të kisha mundësi do ta rrënoja menjëherë dhe do ta bëja një zgjidhje më funksionale, më të këndshme për mjedisin, me shumë më pak mjete duke e futur aksin Prishtinë-Fushë Kosovë nëntokë ndërsa aksin drejt Mitrovicës duke e lënë në sipërfaqen natyrale. Kurse tek rrethi i Spitalit ai që e planifikoi pjesën e tunelit me dy korsi nuk ka vizion. Do të duheshin 6 korsi pse shihen qysh tani formimi vazhdimisht i kolonave të gjata”, shkruan ai.

Lexojeni të plotë postimin e Behgjet Pacollit:

Gati çdo ditë kaloj nëpër aksin e rrugës Prishtinë Fushë Kosovë (Lakrishtë) tek rrethi tradicional i Prishtinës (rrethi i spitalit).

Çdo herë që kaloj dëshprohem kur e shikoj shëmtimin që i është bërë komunitetit prej egos së dikujt nga ata që kanë vendosur për ngritjen e këtyre “veprave” të shëmtuara.

Rrethi i Lakrishtës është vepra më e shëmtuar e Kosovës; janë derdh qindra mijra tonelata cement; është ngritur një gërmadhë jofunksionale që bllokon horizontin që dikur ekzistonte në atë aks rrugor. Ka shëmtuar çdo gjë që ekziston përreth atij rrethi famëkeq!

– A i ka pyetur dikush qytetarët e asaj ane para se të ngrihej ajo vepër e tmerrshme?

– A ka bërë dikush ndonjë diskutim publik? Ku ishin organet komunale dhe ato që duhet të mbrojnë interesat e qytetarëve?

Po të kisha mundësi do ta rrënoja menjëherë dhe do ta bëja një zgjidhje më funksionale, më të këndshme për mjedisin, me shumë më pak mjete duke e futur aksin Prishtinë-Fushë Kosovë nëntokë ndërsa aksin drejt Mitrovicës duke e lënë në sipërfaqen natyrale. Kurse tek rrethi i Spitalit ai që e planifikoi pjesën e tunelit me dy korsi nuk ka vizion. Do të duheshin 6 korsi pse shihen qysh tani formimi vazhdimisht i kolonave të gjata.

Athua çka do të ndodhë pas pak….? Prapë te prishet…?

Nëse ka vend anash për zgjerim që nuk ekziston më për shkak të ndërtimeve të favorizuara nga partitë e “forta”politike.

Si zakonisht është prap qytetari që paguan pasojat e mungesës së vizionit. E di që nuk kam mundësi, por do ta lë amanet prishjen dhe korrigjimin e ktyre shëmtijave!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacolli-ky-eshte-rrethi-me-i-shemtuar-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala