Pacolli kërkon nga Tahiri që pagesat për targat provuese të mbulohen nga Qeveria e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit teknik për bisedime në fushën e sigurimeve, i është drejtuar ministres për Dialog në Bruksel, Edita Tahirit, duke kërkuar nga ajo që t`i bëjë thirrje palës serbe që t`i heqin targat provuese për qytetarët e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se nëse një gjë e tillë nuk pranohet, atëherë edhe Kosova do të veprojë njëjtë.

“Ministres për Dialog , e cila aktualisht gjendet në Bruksel për bisedime teknike lidhur me marrëveshjen për lëvizje të lirë ,dhe Qeverisë u bëj thirrje që të kërkojnë nga pala serbe heqjen e targave provuese per qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin serb me targa RKS. Në rast se një gjë e tillë nuk pranohet, atëherë duhet të veprohet njejtë edhe nga shteti i Kosovës. Duhet qe edhe qytetarët serb të detyrohen të vëjnë targa provuese me rastin e hyrjes në territorin e Kosovës.
Ndërsa, për shqiptarët që jetojnë në Serbi, pagesat për këto targa provuese kërkoj që të mbulohen nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Gjithashtu, ai i ka rikujtuar Tahirit kërkesën e tij për ngrirjen e marrëveshjes së nënshkruar në qershor të këtij viti.

“Ministres për Dialog dhe Qeverisë poashtu u rikujtoj kërkesën time për ngrirje të marrëveshjes së nënshkruar në Qershor të këtij viti. Duke mos u respektuar marrëveshjet nga pala serbe, qytetarët e Kosovës janë ata që vuajnë pasojat. Ngrirja e marrëveshjes do të vepronte si masë parandaluese ndaj këtyre pasojave”, ka përfunduar Pacolli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacolli-kerkon-nga-tahiri-qe-pagesat-per-targat-provuese-te-mbulohen-nga-qeveria-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala