Pacolli kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryesuesi i delegacionit teknik për bisedime për çështje të sigurimeve, Rrahim Pacolli, e ka kritikuar Qeverinë e Serbisë për anulimin e zbatimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të policave të sigurimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shtyrjen e zbatimit të kësaj marrëveshje, e cila ishte paraparë të ndodhte sot, Pacolli e ka vlerësuar si veprim joserioz të palës serbe para bashkësisë ndërkombëtare.

Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se Serbia lojërat e tilla do t’i vazhdojë edhe më tutje.

“Moszbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lire të qytetarëve nga pala serbe tregon edhe një herë joseriozitetin dhe jostabilitetin që elita politike serbe vazhdimisht ka bërë dhe po bën me faktorin ndërkombëtar. Bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja duhet ta kenë parasysh se këto lojëra të Serbisë do të vazhdojnë ashtu siç edhe kanë bërë në të kaluarën e tyre”, ka thënë Pacolli.

Ai i ka propozuar Qeverisë së Kosovës t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë deri në zbatimin e kësaj marrëveshje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacolli-kerkon-nderprerjen-e-bisedimeve-me-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala