Pacolli: Kauzat e opozitës janë banale

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i AKRS-së, Behgjet Pacolli të gjitha kauzat e opozitës për protestë dhe kundërshtim i ka quajtur banale, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Ai përpara se t’i thotë këto kërkoi falje nëse dikush lëndohet nga deklaratat e tij, transmeton Koha.net. Zgjidhja e krizës sipas Pacollit duhet të jetë në Kuvend dhe veprimet me gaz të opozitës brenda Kuvendit ka thënë se nuk dëshiron as t’i shikojë.

Por nuk përfundoi me kaq.
“Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme që unë mendoj, dhe po të isha në vend të Presidentes, këtë do ta bëja”, shtoi Pacolli.

Kreu i AKR-së, shpalosi detaje nga kontrata që ka pasë me LDK-në dhe PDK-në, ku garant ishte Ambasada Amerikane.
“Aty ka shkruar që për gjashtë muaj do të ndodhë reforma zgjedhore dhe Ligji për President, do të zgjidhet nga populli. Asnjëra nuk ndodhi”, tha Pacolli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacolli-kauzat-e-opozites-jane-banale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala