Pacolli ka tetë pyetje për Mustafën e Thaçin

Autori:Avdyl Pajaziti

Behgjet Pacolli që drejton AKR-së, ka komente sa i përket ikjes së shumë qytetarëve nga Kosova. Krejt kjo, sipas Pacollit po ndodh nga mungesa e perspektivës ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm.Në një shkrim të publikuar në rrjetin social facebook, presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, po ashtu ka shtruar disa pyetje për Kryeministrin aktual Isa Mustafa, dhe atë të kaluarin Hashim Thaçi, ky i fundit tash ministër i Punëve të Jashtme.

1. Zoti KM Mustafa, çka jeni duke bërë për krijimin e 120 mijë vendeve të punës të cilat i premtuat në fushatën zgjedhore? Në intervistën tuaj të fundit në RTK ju refuzuat të jepni qoftë edhe një numer të vetëm sa do të punësohen gjatë mandatit tuaj.

2. Cila është platforma juaj ekonomike që do të ndalë ikjen e përditshme të qytetarëve Kosovarë nga vendi?

3. Cila është platforma juaj që do të ndalë grevat në arsim?

4. Cila është platforma juaj që do të ndalë grevat në shëndetësi?

5. Ministri juaj i financave z. Avdullah Hoti, në intervisten e fundit në RTV 21 deklaroi se nuk do të ketë ligj për Trepçën. Pse atëherë LDK e kthey mbrapsht ligjin e ndërmarrjeve publike të Ministrit të AKR-së para një viti me pretekst se LDK kërkon ligj specifik për Trepçen. Këtë e konfirmoi edhe kryetari i juaj i komisionit për zhvillim ekonomik në Kuvend në një intervistë në Top Chanel. Pra si po e shihni, ju keni bllokuar iniciativën e Akr vetëm për shkak të inateve, mbasi sot ju tentoni të bëni të njejtin veprim, atë që ne e bëmë para një viti.

Ky është vetëm një rast që po përmendi, njejtë vepruat edhe në shumë raste tjera!

6. Çka jeni duke bërë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë?

7. Zoti Zv/KM Thaçi, çka jeni duke bërë për krijimin e 200,000 vendeve të punës që i premtuat në fushatë?

8. Çka është duke ndodhur me “fondin tuaj të punësimit 1.5 miliard euro”? Ju patët ftuar ndërmarrësit e Kosoves që të aplikojnë në këtë fond!

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacolli-ka-tete-pyetje-per-mustafen-e-thacin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala