Pacolli ia merr 250 mijë euro gazetës ‘Die Welt’

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka fituar gjyqin kundër gazetës gjermane “Die Welt”, e cila në prill të këtij viti kishte publikuar një artikull për kompaninë e Pacollit.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka njoftuar në lidhje me rrjedhën e ngjarjes.

Postimi i plotë:

A ju kujtohet miqtë e mi, se gazeta gjermane ‘Die Welt’ pati publikuar një artikull shpifës për mua dhe kompaninë time në muaj prill të këtij viti (këtë artikull pastaj e ribotuan në Kosovë disa gazeta dhe portale në menyrat e veta, madje me tituj bombastike pa asnjë verifikim të fakteve apo ndonjë të vërtetë në shkrim), duke u bazuar në një “tregim” të njërit nga Likofci i Drenicës.

Merre me mend të dashur miq, një gazetar gjerman (njëfarë Kálnoky) shkon në fshatin Likofc me marrë dëshmi për mua! Atëherë, duke e lexuar artikullin e tij, më shkonte mendja gjithmonë të disa ashtuquajtur gazetarë të kafeneve të Prishtinës.

Sa i përket ‘Die Welt’, unë e pata denoncuar këtë dhe instanca e parë e gjyqit me dha të drejtë dhe i dënoi shpifësit e temave të këtij artikulli me 250 mijë euro. Tani edhe shpifësit e tjerë që promovuan këtë artikull do të gjenden shpejt në bankën e të akuzuarve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacolli-ia-merr-250-mije-euro-gazetes-die-welt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala