Pacolli i pari me ‘like’ në Facebook

Liderët politikë dhe institucional të Kosovës kohëve të fundit po zgjedhin rrjetet sociale për të përcjell ndonjë mesazh tek qytetarët për tema të caktuara.
Shumica prej tyre kanë hapur faqet e tyre zyrtare në “Facebook”, derisa kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili duket mjaft aktiv për çdo ngjarje aktuale, i prin listës për nga “pëlqimet”.
Ai aktualisht ka 291 mijë “like” (291.851).
Behgjet Pacolli prinë me 22 mijë e 700 pëlqime më shumë se zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi./epokaere.com/.