Pacolli: Hekurudhat faqja e zezë e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-presidenti i Kosovës dhe lideri aktual i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se hekurudhat e Kosovës janë faqja e zezë e vendit. Sipas tij me këto hekurdha nuk mund të mburrët askush. E, për këtë gjedje, Pacolli thotë se fajtorë janë të gjithë ata që kanë qeverisur në Kosovën e pasluftës. Për të cilët thotë se do të kenë edhe mallkimin e brezave.

Ky është statusi i plotë i Pacollit në Facebook:

KUSH I SHKATËRROI HEKURUDHAT E KOSOVËS DHE KREJT KOSOVËN DO TË KETË MALLKIMIN E BREZAVE! UNË I KAM DHËNË PROPOZIMET E MIA PËR ZGJIDHJEN E SITUATËS!

Duke udhëtuar me tren të shpejtë nëpër Zvicër, po bëja një krahasim të Kosovës tani me atë jo më herët se deri para fillimit të luftës. Atëherë Kosova kishte hekurudhat e veta dhe nga Fushë-Kosova ishte e mundur të niseshe për në Paris, Hamburg, Stokholm, Berlin e gjetiu, pa patur nevojë të ndërrosh vagon, madje me mundësi të përzgjedhjes së klasit deluxe, couchette, klasit të parë apo atij ekonomik, me shërbime ushqimi apo pijesh sipas dëshirës.

Çdo orë vinte ose shkonte nga një tren nga Fushë-Kosova, pos jashtë Kosovës, edhe për Pejë, Prizren Elez-han, Mitrovicë e gjetiu. Këtë standard Kosova e kishte që nga fundi i viteve ’50.

Sot unë nuk mburrem me hekurudhat e Kosovës, të cilat paraqesin faqen e zezë të saj. Të gjithë ata që kanë qeverisur në Kosovën e pasluftës janë fajtorë me gjendjen në të cilën i kanë kthyer hekurudhat e Kosovës dhe krejt atë.

Nëse nuk mundet të përmirësoni diçka, pse pra e shkatërruat atë që trashëguat nga veteranët tanë?

Ata politikanë të paditur, të pashpirt e ndjenja që zaptuan dhe vazhdojnë ta mbajnë peng Kosovën, do i mallkojnë gjeneratat e reja në çfarë gjendje e keni kthyer mjedisin e Kosovës.

Sa isha në qeveri propozova dhe këmbëngula që së bashku me shtetet e rajonit dhe Shqipërinë të formojmë holdingun rajonal të hekurudhave dhe fillimin e menjëhershëm të rindërtimit të tyre, e për këtë i pata gjetur edhe fondet e nevojshme. Askujt në qeveri nuk i interesonte kjo iniciativë e imja dhe e njëjta mbeti vetëm si e tillë për shkak të mungesës së vizionit, ndjenjave dhe dëshirës së tyre për të kthyer Kosovën në një vend të jetueshëm

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacolli-hekurudhat-faqja-e-zeze-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala