Pacolli fajëson Qeverinë për mosrespektim të reciprocitetit me Serbinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Pavarësisht se nga mesnata ishte thënë se do të ngrihet marrëveshja për sigurimet kufitare, një gjë e tillë nuk po zbatohet. Automjetet me regjistrime serbe, pas mesnatës, nëpër vendkalimin e Kosovës kanë hyrë me regjim të pandryshuar dhe atyre nga Policia e Kosovës nuk u janë dhënë tabelat “prova”.

Kryesues i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë rreth polisave, Rrahim Pacolli, deklaroi për TV-Artën se pavarësisht vendimit, një gjë e tillë nuk ka filluar të zbatohet, transmeton Koha.net. Ai theksoi se dikush nga Qeveria e Kosovës ka dhënë urdhër që marrëveshja të jetë në fuqi, pavarësisht, siç tha ai, që qytetarët e Kosovës po zhvaten nga ana e Serbisë.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug njoftoi se disa automjete me tabelat e regjistrimit NP, BG, KM pa pengesa dhe vetëm me kontrollim rutinor e kanë kaluar kufirin nga ana e Rashkës dhe kanë hyrë pa probleme në Kosovë.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në këtë vendkalim kanë thënë për mediat serbe se nuk kanë marrë asnjë shkresë për ndryshimin e regjimit të hyrjes së automjeteve nga Serbia në Kosovë. Ndërkohë, vendimi për ngrirjen e marrëveshjes është marrë pasi Serbia nuk ka lejuar kalimin e veturave me targa RKS. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacolli-fajeson-qeverine-per-mosrespektim-te-reciprocitetit-me-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala